Lumir Abdixhiku sot ka marrë postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por si deputet e ministër, siç e kërkon ligji, ai ka deklaruar pasurinë në Agjencinë kundër Korrupsionit. E pasuria e tij në total është gati gjysmë milioni.
Në deklarimin e pasurisë së tij në AKK, atëherë si ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, Abdixhiku ka thënë se posedon pasuri të paluajtshme afër gjysmë milioni. Saktësisht pasuria e tij është 440,000 euro.
Në përshkrimin e pasurisë së paluajtshme, Abdixhiku ka thënë se i posedon dy shtëpi, njëra e trashëguar, tjera e blerë dhe 1.50 sipërfaqe hektarë tokë.






