LAJME

Dogana në Prizren parandalon shmangien e 37,800 eurove detyrime doganore

Dogana në Prizren parandalon shmangien e 37,800 eurove detyrime doganore
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shtator 2026, 07:34

Zyrtarët doganorë në Zyrën e Brendshme Doganore në Prizren kanë identifikuar parregullsi gjatë kontrollit dhe verifikimit të një importi, duke konstatuar mospërputhje mes deklarimit dhe gjendjes faktike të mallrave.

Sipas Doganës së Kosovës, deklaruesi kishte paraqitur makineritë si të përdorura, ndërsa çmimi i blerjes ishte deklaruar mbi bazën e kësaj karakteristike.

Gjatë kontrollit fizik dhe verifikimit të tabelave identifikuese, zyrtarët doganorë kanë konstatuar se makineritë ishin të prodhuara në vitin 2026, çka nuk përputhej me të dhënat e deklaruara.

Si rezultat i verifikimeve, është identifikuar shmangie e detyrimeve doganore në vlerë prej 37,800 eurosh.

Rasti është trajtuar si deklarim i pasaktë, në bazë të dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave nr. 08/L-247.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet dhe verifikimet për parandalimin e shmangies së detyrimeve doganore dhe evazionit fiskal, me qëllim të mbrojtjes së të hyrave publike dhe zbatimit të legjislacionit në fuqi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika