Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të vjedhjeve të rënda, një në Bardhosh të Prishtinës dhe tjetra në Prizren.
Sipas policisë, në të dyja rastet dyshohet se persona të panjohur kanë depërtuat në shtëpi dhe kanë kryer veprën “Vjedhje e rëndë”.
Rastet janë duke u hetuar.
“Bardhosh, Prishtinë / 30.11.2024 – 18:33. Dyshohet se persona të pa njohur kishin depërtuar në një shtëpi dhe kanë kryer veprën e cekur me lartë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Prizren / 30.11.2024 – 21:30. Dyshohet se perona të pa njohur kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë kryer veprën e cekur me lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.