Dy foshnja në Pejë kanë rezultuar pozitive me koronavirus, ka bërë të ditur zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti. Të dy foshnjat lindën të enjten.
Ai për KOHËN ka dhënë detaje rreth shëndetit të foshnjave, derisa ka thënë se njëra nga to tashmë është liruar për në shtëpi. Ai ka thënë se foshnja tjetër dhe nëna e saj e cila është pozitive me COVID-19, janë duke e vazhduar trajtimin në spital dhe se gjendja e tyre është stabile.





