Instituti Meteorologjik ka njoftuar se masat e nxehta të ajrit të cilat kanë përfshirë territorin tonë dalëngadalë po tërhiqen duke bërë që merkuri në termometër të shënojë rënie për 3 deri 4 gradë në vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa minimalet gjatë natës parashihen të mbesin pothuaj konstante.
Me kushte pothuaj të ngjashme parashihet edhe dita e parë e javës së ardhshme, mirëpo nga dita e martë sërish nxehtë e me vapë, me temperatura afërsisht të ngjashme me ditët e fundit. Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut dhe këshillat e IKSHP mbesin në fuqi që nga ora 09:00-17:00 mundësisht të mos jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me rrezet e diellit.





