- Reklama -

Durmishi akuza ndaj LDK-së në Prishtinë: Komuna pa rregullore e pa plan, transporti po funksionon jashtë ligjit

Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë për Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, Hysen Durmishi, ka reaguar ashpër ndaj Komunës së Prishtinës lidhur me krizën e transportit urban dhe menaxhimin e tij.

Në një status në Facebook, Durmishi tha se Prishtina nuk e ka përmbushur obligimin ligjor për të hartuar dhe miratuar rregulloren e re të transportit, ndonëse ky është detyrim sipas Ligjit për Transportin Rrugor.

- Reklama -

“Në bazë të ligjit për Transportin Rrugor, të gjitha komunat e edhe Komuna e Prishtinës, kanë pasur obligim ligjor të hartojnë dhe miratojnë rregulloret e reja të transportit në kuvendet komunale. Sot, mbi 90% e komunave e kanë përmbushur këtë detyrim. Por jo Komuna e Prishtinës,” ka deklaruar ai.

Sipas tij, aktualisht transporti urban dhe urban-periferik në kryeqytet po funksionon jashtë kornizave ligjore.

“Transporti urban dhe urban-periferik në kryeqytet po zhvillohet pa rregullore transporti, pra jashtë kornizës së duhur ligjore dhe planifikuese. Ky është një dështim i pastër menaxhues”, ka shkruar Durmishi.

Durmishi shton se komuna ka dështuar edhe në hartimin e Planit të Transportit, që duhet të bazohet në Planin e Mobilitetit dhe të dorëzohet për miratim në Ministri.

“Komuna e Prishtinës as këtë nuk e ka bërë. Përkundrazi, ka improvizuar linja të reja, të pambështetura në plan, të krijuara për efekte elektorale dhe të subvencionuara pa asnjë analizë profesionale,” ka shtuar ai.

Ai akuzoi qeverisjen e LDK-së në kryeqytet për keqmenaxhim të gjerë.

“Qeverisja e LDK-së në Prishtinë ka dështuar jo vetëm në transport, por pothuajse në çdo fushë ku ka nevojë për planifikim, ligjshmëri dhe procedurë. Tani, në prag zgjedhjesh, përpiqen t’ia lënë fajin Qeverisë për dështimet që i kanë shkaktuar vetë. Kjo nuk është qeverisje. Ky është abuzim me institucionin dhe me qytetarët e kryeqytetit”, u shpreh Durmishi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort