Sot, në zyrën e Qendrës Rajonale për Trashëgimisë Kulturore (QRTK) në Prizren, një hap i rëndësishëm është marrë në drejtim të mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë shpirtërore të komunitetit rom. Organizata jo-qeveritare “Durmish Aslano” ka bërë dorëzimin e një kërkese zyrtare për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) për njohjen e trashëgimisë shpirtërore rome.
Qëllimi i kësaj kërkese është që të mbrohet dhe të promovohet thesari i çmuar i kulturës rome në Prizren. Trashëgimia kulturore e komunitetit rom është një pjesë e jashtëzakonshme e historisë dhe identitetit të qytetit, e cila meriton të respektohet dhe të ruhet për brezat e ardhshëm.
Ky veprim në QRTK Prizren shënon një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të vlerësimit zyrtar të kulturës rom dhe njohjes së rëndësisë së saj për shoqërinë dhe historinë e Prizrenit.
“OJQ Durmish Aslano” është e vendosur të kontribuojë në promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të komunitetit rom në Prizren. Me këtë kërkesë, organizata synon të sigurojë që vlerat dhe traditat e komunitetit rom të njihen dhe respektohen si një pjesë e pasurisë kulturore të qytetit tonë.
Raporti “Harmoni e Kujtesës” përshkruan me detaje traditat e muzikës dhe folklorit rom në qytetin e Prizrenit, duke shënuar një fushatë intensive dokumentimi dhe analize nga ekipi hartues. Kjo përpjekje dokumentuese është e përqendruar në identifikimin dhe prezantimin e thesarit të kulturës rome në aspektin e muzikës dhe foklorit.
Projekti është realizuar me mbështetjen e Fondacionit Kosovar, Trashëgimia Kulturore pa Kufi (CHwB Kosova), një partner i rëndësishëm në përpjekjet për të avancuar mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Kosovë.
Trashëgimia shpirtërore rome është pjesë e jashtëzakonshme e kulturës dhe historisë së Prizrenit. Përmes kësaj kërkese, “OJQ Durmish Aslano” shpreh përkushtimin e saj ndaj ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe identitetit të komunitetit rom në Prizren.