DSHP po realizon punime për ndërtimin dhe rregullimin e rrugëve në Lubizhdë

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Nov 26, 2020
DSHP po realizon punime për ndërtimin dhe rregullimin e rrugëve në Lubizhdë

Komuna e Prizrenit, përmes faqes së saj zyrtare në facebook, njofton se, Drejtoria e Shërbimeve Publike (DSHP) po vazhdon intensivisht punimet për ndërtimin dhe rregullimin e rrugëve lokale në fshatin Lubizhdë.

Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi ka dalur në terren për të parë nga afër dhe për t’i inspektuar punimet që po realizohen në kuadër të këtij projekti, ku do të bëhet shtrimi i rrugëve me kubëza dhe kufizimi i tyre me skajore.

Komuna e Prizrenit do të vazhdojë punën për ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore edhe në fshatrat dhe lagjet tjera të qytetit, thuhet në fund të këtij njoftimi.

DSHP po realizon punime për ndërtimin dhe rregullimin e rrugëve në Lubizhdë

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika