LAJME

DRP-së në Prizren organizon takim të përbashkët ndërinstitucional

DRP-së në Prizren organizon takim të përbashkët ndërinstitucional
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shkurt 2022, 10:57

Policia Rajonale e Prizrenit në kuadër të shumë aktiviteteve që vazhdimisht organizon, ka zhvilluar takim të përbashkët ndërmjet , z. Shaqir Totaj, kryetar i komunës së Prizrenit, me Konsullin e Konsultës Turke në Prizren, z. Sedar Ozaydin, me përgjegjësinë e CIMIK- Kapiten Tolga YILDIRM si dhe me Komandantin e KFOR-it Turk në Prizren Kolonel Fatih CANSIZ.

Postimi i plotë:Në kuadër të aktiviteteve të DRP-Prizren, Drejtori Rajonal, Kolonel Faton Alija, së bashku Komandantin e SP-Prizren, Major Vebi Zekolli, kanë zhvilluar takime të përbashkëta me, z. Shaqir Totaj, kryetar i komunës së Prizrenit, me Konsullin e Konsultës Turke në Prizren, z. Sedar Ozaydin, me përgjegjësinë e CIMIK- Kapiten Tolga YILDIRM si dhe me Komandantin e KFOR-it Turk në Prizren Kolonel Fatih CANSIZ.

Kolonel Alija, i njoftoj të gjithë, se situata e sigurisë në rajonin e Prizrenit është e qetë dhe stabile dhe se Policia e Kosovës, është e përkushtuar për të ofruar siguri dhe bashkëpunim me të gjithë. U diskutua edhe rasti i fundit i heqjes së flamurit turk, nga shtylla, incident ky që nga të gjithë u konsiderua si rast i izoluar.

Palët ranë dakord që takime të tilla dhe me interes të qytetareve dhe institucioneve të mbahen më edhe në të ardhmen dhe të vazhdohet ky bashkëpunim i mire që ekziston.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika