LAJME

Driton Selmanaj i nënshtrohet me sukses një ndërhyrjeje në boshtin kurrizor

Driton Selmanaj i nënshtrohet me sukses një ndërhyrjeje në boshtin kurrizor
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Gusht 2026, 20:39

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, ka bërë të ditur se ditë më parë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në boshtin kurrizor, pas problemeve shëndetësore që e kishin shoqëruar gjatë javëve të fundit.

Përmes një njoftimi, Selmanaj ka treguar se kishte përjetuar dhimbje të forta dhe vështirësi në ecje, gjendje që, sipas tij, ia kishte rënduar ndjeshëm përditshmërinë.

Ai ka bërë të ditur se ndërhyrja kirurgjikale ka rezultuar e suksesshme dhe se gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet nga dita në ditë, ndonëse e pret ende një periudhë rikuperimi.

Selmanaj ka shprehur mirënjohje për specialistin e neurokirurgjisë, dr. Armend Kërveshi, i cili kreu operacionin, si dhe për stafin mjekësor për kujdesin dhe përkushtimin e treguar gjatë trajtimit.

Po ashtu, ai ka falënderuar familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë me mbështetje, lutje dhe mesazhe inkurajuese gjatë kësaj periudhe.

Në fund të reagimit të tij, Selmanaj ka theksuar se shëndeti është bekimi më i madh, duke u uruar të gjithëve shëndet dhe mbarësi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika