LAJME

Drejtoria për Turizëm në Komunën e Prizrenit, bën thirrje për shfrytëzimin e shtëpizave të drurit për “Vera Kulturore”

Drejtoria për Turizëm në Komunën e Prizrenit, bën thirrje për shfrytëzimin e shtëpizave të drurit për “Vera Kulturore”
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Qershor 2023, 11:55
Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Prizrenit, ka publikuar thirrjen për aplikim rreth shfrytëzimit të shtëpizave të drurit për “Vera Kulturore”.

Aktivitetet verore në gjithë botë sjellin atmosferën festive, prandaj dhe në Prizren ashtu siç është bërë traditë tashmë do të organizohen festa të ndryshme nga Komuna e Prizrenit për qytetarët e vendit dhe turistët, gjatë ditëve festive të sezonës së verës.

Këto aktivitete ofrojnë mundësi për bizneset e vogla të qytetit që të ofrojnë shërbimet e tyre në shesh, në shtëpizat e drurit të cilat do të vendosen në sheshin e Lidhjes.

Hapja zyrtare e Festimit të Festave të verës do të bëhet më datë 15.07.2023 dhe mbaron më datë 30.07.2023.

Për më shumë informacione këtu.

Formulari për aplikim këtu.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika