PRIZRENI ME RAJON

Drejtoria e Bujqësisë në Prizren thirrje për aplikim për subvencionim të prodhuesve të qumështit

Drejtoria e Bujqësisë në Prizren thirrje për aplikim për subvencionim të prodhuesve të qumështit
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Nëntor 2021, 16:07

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të saj, komuna e Prizrenit bën të ditur se Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur publike për fermerët-blegtorët të cilët kanë aplikuar për pagesa direkte në kuadër të programit për zhvillimin e bujqësisë për vitin 2021, për të përfituar nga subvencionimi i prodhuesve të qumështit për periudhën e parë janar – qershor 2021, me nga 0.06 euro/litër.

Kriteret si dhe dokumentet e nevojshme për aplikim mund t’i gjeni në: https://kk.rks-gov.net/…/Thirrje-per-aplikim-qumesht.pdf

Kjo thirrje publike është e hapur për aplikim deri më 11.11.2021. Dokumentacionet duhet të dorëzohen në zyren nr. 60 të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika