Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Tarashaj, dhe zyrtari i zhvillimit rural i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Jakup Kastrati, zhvilluan takim me gra fermere dhe sipërmarrëse nga komuna e Prizrenit.
Në këtë takim u diskutua për praktikat aktuale të subvencionimit, sfidat dhe mundësitë për zhvillim të mëtutjeshëm.







