Drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, në një prononcim për TV Prizrenin ka thënë se edhe në orët e pasditës po vazhdon me intensitet të lartë pastrimi i borës në të gjithë territorin e komunës së Prizrenit.
Drejtori Lamaj thotë se po vazhdojmë me të gjitha kapacitetet në pastrimin e rrugëve

“Sapo komunikova me Eko Regjionin, ekipet janë në terren. Rrugët janë të qarkullueshme, asnjë rrugë nuk është e bllokuar. Bora po vazhdon të bie, mirëpo ndërrmarja po vazhdon punen me kapacitete të larta. Mbrenda në qytet po pengojnë pastrimin e borës veturat e shumta të cilat po qarkullojnë vazhdimisht. Nëpër fshatra të Prizrenit të gjitha rrugët janë të kalueshme”, tha drejtori Lamaj për TV Prizrenin.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

80-vjeçarja gjendet pa shenja jete në Prizren, bashkëshorti 81-vjeçar arrestohet

Këndi Amerikan në Prizren mbledh të rinjtë në Camp Global 2026, Totaj: Përvoja dhe lidershipi janë çelësi i suksesit

OVL e UÇK-së në Prizren kërkon ndryshimin e ligjit për kategoritë e dala nga lufta

