LAJME

Drejtori i Turizmit në Prizren, Ramadan Tarashaj, mori pjesë në Panairin e Artizanateve në Tetovë

Drejtori i Turizmit në Prizren, Ramadan Tarashaj, mori pjesë në Panairin e Artizanateve në Tetovë
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Nëntor 2024, 18:56

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Tarashaj, i shoqëruar me zyrtarë të kësaj drejtorie, morën pjesë sot në Panairin e Artizanateve që u mbajt në Tetovë, në kuadër të projektit “Ringjallja e Zejeve dhe Ndërtimi i Kulturës për Zhvillimin e Përbashkët Turistik”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, njofton komuna e Prizrenit.

Sipas njoftimit të komunës në Facebook, në këtë panair gjithashtu morën pjesë bizneset dhe organizatat joqeveritare të komunës së Prizrenit, të cilat prezantuan produktet e tyre dhe krijuan bashkëpunime me bizneset tetovare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika