Mbrojtja e Kadri Veselit kanë bërë edhe një kërkesë për lirimin e klientit të tyre nga qendra e paraburgimit në Hagë për të vazhduar më pas masën e arrestit shtëpiak në Mitrovicë.
Siç thuhet në letrën e dy avokatëve, Ben Emerson dhe Andrew Strong, dërguar Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, frencezit, Nicola Guillou, tashmë edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka dhënë një garanci të qartë, e cila siç thuhet në dokument zvogëlon rrezikun e vetëm të identifikuar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake në vendimin e mëparshëm.
Në vendimin e mëparshëm siç thuhet në dokumentin e mbrojtjes, Gjyqtari i Procedurës parprake kishte ngritur shqetësime se bisedat e mundshme të pa monitoruara të Kadri Veselit me familjarët dhe vizitorët që mund të pengonin përparimin e mëtejmë të procedurave të Dhomave të Specializuara. Gjithashtu në vendimin e mëparshëm, siç thekson dokumenti i mbrojtjes, ishte potencuar edhe rreziku i kryerjes së ndonjë krimi tjetër.





