Të enjten, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutash, i cili po ashtu ishte i shoqëruar nga stafi i tij. Sipas Policisë, në takim ndër të tjera u diskutuan tema të ndryshme të cilat ishin në interes të situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës.
Drejtori i Policisë priti në takim komandantin e KFOR-it, u dakorduan se vazhdimi i bashkëpunimit ndikon në rritjen e nivelit të sigurisë së përgjithshme

“Në takim u konfirmua vazhdimi i bashkëpunimit të mëtejmë dhe avancimi i shkëmbimit të informacioneve, në funksion të ruajtjes së një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Pikë tjetër e diskutimeve ishin aktivitetet e përbashkëta në mes të PK-së dhe KFOR-it, të cilat reflektojnë në situatën e sigurisë në tërë vendin, përfshirë veriun”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur që të dy palët u dakorduan se vazhdimi i bashkëpunimit, mirëbesimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, ndikon në rritjen e mëtejme të nivelit të sigurisë së përgjithshme.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Abdixhiku: Bashkimi me Osmanin do të ishte i dobishëm për vendin

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

FSK viziton shërbimin mjekësor të ushtrisë gjermane në Berlin

