LAJME

Drejtori i Policisë: Në mesin e të armatosurve dyshohet se ka qenë edhe Milan Radoiçiq

Drejtori i Policisë: Në mesin e të armatosurve dyshohet se ka qenë edhe Milan Radoiçiq
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shtator 2023, 15:24

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën ku po prezantohen arsenali i armëve, uniformave dhe pajisjeve logjistike të konfiskuara nga Policia gjatë aksionit në veri, ka thënë se janë gjetur dokumente të Milan Radoiçiqit, i cili është në listën e zezë të ShBA-së.

Ndërsa drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha tha se është ngritur dyshimi i fuqishëm se në mesin e të armatosurve ka qenë edhe vet Radoiçiq.

“Është gjetur një dokument i aplikimit të lejes të armës së Radociq, i dyshuar për përfshirje në shumë raste kriminale. Dokumenti është lëshuar nga autoritetet serbe, duek ngritur dyshimin se në mesin e armatosur ka qenë edhe vet Milan Radoiçiq.“, tha Hoxha.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika