Drejtori për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Prizren, Edmond Hoxha, ka falënderuar kuvendarët për votimin e Programin tre vjeçar të banimit në Prizren, i cili sipas tij, ndihmonë në rregullimin e çështjeve të ndrsyhme të banimit në këtë komunë për një periudhë të caktuar.
Drejtori Hoxha, falënderon kuvendarët për votimin e programit tre vjeçar të banimit në Prizren, i cili adreson çështje të rëndësishme

“ Ky program do të adresoj çështjet e banimit në tri vitet e ardhshme në komunën e Prizrenit.Në mbledhjen e VII-të të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, përveç tjerash u miratua unanimisht “Programi tre vjeçar i Banimit”.
Shfrytëzoj rastin t’i falenderoj të gjithë asambleistët për kalimin e këtij programi si dhe Grupin punues të cilët e kanë hartuar këtë program.”, ka theksuar drejtori Hoxha.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kapet substancë e dyshuar narkotike në Vërmicë, arrestohet një person

2 euro për ata që hyjnë në qendër të Prishtinës – Çfarë parasheh Rregullorja që pritet të votohet sot në Kuvendin e Prishtinës?

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

