LAJME

Drejt përfundimit ndërtimi i sallës së edukatës fizike në SHFMU “Haziz Tola” në lagjen “Jeta e Re”

Drejt përfundimit ndërtimi i sallës së edukatës fizike në SHFMU “Haziz Tola” në lagjen “Jeta e Re”
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Tetor 2023, 11:21

Salla e edukatës fizike në SHFMU “Haziz Tolaj” në lagjen “Jeta e Re” në Prizren pothuajse është në përfundim e sipër.

Për këtë është njoftuar nga komuna e Prizrenit, ku po ashtu bëhet e ditur se kjo sallë do të pajiset me mjete të sofistikuara sportive dhe kushte të nevojshme për ta promovuar shëndetin tek nxënësit

Postimi i plotë:

Në përfundim e sipër ndërtimi i sallës së edukatës fizike në SHFMU “Haziz Tola” në lagjen “Jeta e Re”.
Kjo sallë e re, projekt i DKA-së, ofron mjedis të përshtatshëm për aktivitete sportive, që do ta rris nivelin e aktivitetit fizik të nxënësve.
Salla do të pajiset me mjete të sofistikuara sportive dhe kushte të nevojshme për ta promovuar shëndetin tek nxënësit dhe disponon hapësira shoqëruese të standardeve evropiane.
Mund të jetë një imazh i ndriçimi
Mund të jetë një imazh i ndriçimi

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika