LAJME

Drejt finalizimit rregullimi Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve në Nashec

Drejt finalizimit rregullimi Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve në Nashec
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Tetor 2023, 08:57

Punimet në Qendrën për Mbrojtjen e Fëmijëve në fshatin Nashec të komunës së Prizrenit janë në përfundim e sipër, sipas njoftimit nga vetë kryetari Shaqir Totaj.

Ky projekt është duke u realizuar përmes bashkëpunimit nga komuna e Prizrenit dhe organizatës “Terre Des Hommes – Kosovo”.

Sipas njoftimit, qendra do të ofroj këshillim dhe mbrojtje për fëmijët dhe familjet e tyre në kohëra të vështira.

“Kjo qendër, e cila është krijuar me përkushtim për të ofruar ndihmë dhe mbështetje për fëmijët e prekur nga çdo lloj dhune, keqpërdorimi, apo situata të vështira, së shpejti do të jetë në dispozicion dhe ofron një ambient të sigurt për fëmijët që kanë nevojë për ndihmë dhe kujdes”, thuhet në fund të njoftimit nga Totaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika