Drejtoria e Punës dhe Mirëqenie Sociale (DPMS) njofton se në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë pezulluar dhe redaktuar në afat të pacaktuar procedurat e ri-aplikimit (ripërtëritja e dokumenteve, verifikimi i gjendjes socio-ekonomike dhe raporteve mjekësore) për familjet në Skemën e Ndihmës Sociale, që nga muaji nëntori të vitit 2020 duhet t’i nënshtrohen afatit për ri-aplikim.
Po ashtu, sipas këtij vendimi, Qendrat për Punë Sociale-Sektori Ndihmave Sociale e të gjitha Komunave të Republikës së Kosovës, janë obliguar që procesin e ri-aplikimit ta zbatojnë pa prezencën e palëve, duke u bazuar në dokumentet, dosjet dhe vlerësimet e fundit nga komisionet mjekësore.





