LAJME

Dokument: Ja sa kushtuan BMW-të e famshme të MPJ-së

Dokument: Ja sa kushtuan BMW-të e famshme të MPJ-së
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Nëntor 2020, 15:07

Janë bërë të famshme BMW-të e Ministrisë së Punëve të Jashtme që po qëndrojnë të parkuara që sa kohë në oborrin e kësaj ministrie.

U fol e u përfol shumë rreth këtyre veturave, u dhanë shumë opinione e çmime të pasakta, por që realiteti është krejt ndryshe.

Indeksonline ka siguruar kontratën e blerjes së veturave dhe çmimin e saktë të tyre.

50 mijë euro neto është çmimi i një veturë të blerë, gjë e cila shihet edhe në kontratën e siguruar nga Indeksonline.

Ky çmim është dukshëm më i lirë se sa çmimi real i veturave që sillet me vlerë më të lartë në treg.

Veturat janë blerë në kohën kur Behgjet Pacolli ka qenë ministër i punëve të jashtme, saktësisht me datë 28 tetor të vitit 2019.

Blerja e BMW-ve është bërë me qëllim të transportimit të delegacioneve të huaja, pritjet dhe akomodimet e tyre. /Indeksonline/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika