Dogana e Kosovës ka njoftuar se në orët e fundit në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë identifikuar tri raste të tentimit për futje të mallrave të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, gjatë kontrolleve të detajuara, janë zbuluar mallra për të cilat nuk ishin bërë deklarimet doganore, si: tekstil (kryesisht veshje sportive për stërvitje), produkte të ndryshme dentare, si: proteza për dhëmbë, tableta dhe shampona të ndryshëm, si dhe sasi e konsiderueshme dërgesash postare (tekstil, këpucë të ndryshme, çanta krahu etj,).





