Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve të rregullta në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet të transportit të udhëtarëve.
Sipas njoftimit të Doganës, pavarësisht deklaratës së shoferit se nuk posedonte mallra për deklarim, gjatë kontrollit të detajuar është zbuluar një çantë shpine e mbushur me produkte farmaceutike, më saktësisht fillerë për botoks, për të cilat thuhet se pala nuk posedonte faturë apo dokumentacion përkatës.





