LAJME

Dogana ndalon produkte të falsifikuara me markën “Apple”

Dogana ndalon produkte të falsifikuara me markën “Apple”
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Nëntor 2025, 13:52

Dogana e Kosovës njofton se ka realizuar një ndalim të suksesshëm të mallrave me markën tregtare “Apple”, të cilat dyshohen se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit të detajuar, janë ndaluar 2 mijë copë mbushës telefoni dhe 20 ora të mençura (smartëatch) që bartnin shenjat dalluese të markës “Apple”.

“Ky veprim është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Doganës së Kosovës për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, luftimin e mallrave të falsifikuara, si dhe mbrojtjen e konsumatorëve dhe bizneseve të ligjshme në tregun e vendit”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika