Dogana e Kosovës ka përmbyllur raportin e të hyrave me 1.5 miliard euro.
Dogana kalon 1.5 miliard euro të hyra

Kështu bëhet e ditur në një komunikatë për media. Sipas njoftimit, të hyrat sivjet tejkalojnë të hyrat për të njëjtën periudhë me 124 milion apo 9% më shumë të hyra.
“Dogana e Kosovës gjithashtu është duke shënuar rezultate shumë pozitive edhe në luftimin e ekonomisë jo-formale dhe mbrojtjen e shoqërisë nga mallrat e ndaluara. Edhe raporti i fundit për vendin nga Komisioni Evropian ka theksuar performancën e mirë të Doganës së Kosovës në disa fusha të rëndësishme, ndërsa që kryesore është theksi për performancën e mirë në luftimin e krimit të organizuar dhe kontributi në kuadër të Reformave të Qeverisë në luftimin e ekonomisë jo-formale”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kontrolle në furrat e Kosovës, AMK dhe IQMT verifikojnë peshën e bukës dhe peshoret

Kurti: Eqrem Kryeziu i takon një gjenerate kur politika nënkuptonte angazhim të vazhdueshëm

Çmimet e prodhimit në Kosovë u rritën 4,6% në tremujorin e dytë 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë 2025

