LAJME

Dogana e Kosovës kap mbi 100 kg substanca narkotike në një autobus të ardhur nga Shqipëria

Dogana e Kosovës kap mbi 100 kg substanca narkotike në një autobus të ardhur nga Shqipëria
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Nëntor 2025, 09:27

Mbi 100 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë raportohet se janë sekuestruar nga Njësia Antikontrabandë e Doganës në Vërmicë, në dalje të Prizrenit.

Po ashtu raportohet se Dogana e Kosovës kishte marrë informacion paraprakisht se një autobus i nisur nga Shqipëria drejt Kosovës po transportonte drogë.

Më pas i njëjti autobus ishte ndalur në Vërmicë, ku janë gjetur 120 kilogramë marihuanë të paketuar, ndërsa shoferi i autobusit është arrestuar nga policia.

Vlera e drogës së sekuestruar vlerësohet të jetë mbi 350 mijë euro.

Doganës së Kosovës ndihmë kishte kërkuar edhe njësia K9 e Policisë së Kosovës për kontroll të detajuar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika