Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit korrik 2026 ka inkasuar 209.7 milionë euro apo 12.22% më shumë të hyra se në korrikun e vitit të kaluar.
“Gjatë muajit korrik 2026 janë inkasuar 209.7 milionë euro, që paraqet një rritje prej 12.22% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke tejkaluar edhe projeksionin mujor.”- thuhet në njoftim e Doganës në Facebook më 04.08.2026.
Sipas njoftimit, Dogana ka arritur të inkasojë mbi 1 miliard e 7 milionë euro deri më 10.07.2026.
Dogana njofton gjithashtu se gjatë muajit korrik ka ndërmarrë veprime për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, duke asgjësuar mbi 6,000 bluza me mëngë të shkurta.
“Gjatë muajit janë ndërmarrë veprime të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, përfshirë asgjësimin e mbi 6,000 maicave që cenonin këto të drejta.”- thuhet në njoftim.