LAJME

DnV-ja nesër në konferencë paraqet mbarëvajtjen e fushatës

DnV-ja nesër në konferencë paraqet mbarëvajtjen e fushatës
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Shkurt 2025, 15:26

Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, do të mbajë nesër konferencë për media që do të nisë nga ora 14:00.

Sipas njoftimit, në këtë konferencë do të paraqiten të dhënat në lidhje me mbarëvajtjen e tërë fushatës zgjedhore.

“Në konferencë do të paraqiten të dhënat lidhur me mbarëvajtjen e tërë fushatës zgjedhore, mbulimin medial, gjuhen e urrejtjes dhe shpenzimet në rrjetet sociale”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Nesër zyrtarisht përfundon edhe fushata zgjedhore e cila ka nisur më 11 janar të këtij viti për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika