VENDI

Djali i Ukshin Hotit pas intervistimit të Krasniqit, nga Specialja: Shpirti po na dhemb me këtë pamje

Djali i Ukshin Hotit pas intervistimit të Krasniqit, nga Specialja: Shpirti po na dhemb me këtë pamje
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Nëntor 2020, 17:05

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, e ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka dalë sot për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Tribunalin Special.

E lidhur me këtë, ka reaguar djali i veprimtarit Ukshin Hoti, Andin Hoti përmes një shkrimi në Facebook.

“Babë, uroj të mos e shohësh atë që ne jemi të detyruar ta shohim sot!!!!

Shpiiirti po na dhemb me këtë pamje…

Baci Jakup, historinë tonë disa herë kanë tentuar ta ndryshonin, por asnjëherë nuk kanë arritur. Ti je pjesë e historisë sonë të lavdishme, prandaj ne jemi krenarë me ty gjithmonë! Zoti qoftë me ty!” ka shkruar Hoti.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika