- Reklama -

Djali i Ukshin Hotit në takimin e parë zyrtar pret familjarët e personave të zhdukur

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti ka pritur sot në takim shoqatat që përfaqësojnë familjarët e personave të zhdukur.

Ky është takimi i parë i Hotit me familjarë, prej se e ka marrë udhëheqjen e komisionit qeveritar.

- Reklama -

“Prej ditës së parë kur e kam marrë pozitën e kryesuesit të komisionit, kam dashur që takimi i parë zyrtar i ftuar prej meje të jetë me familjarët e personave të zhdukur, në këtë rast me shoqatat që përfaqësojnë familjarët e personave të zhdukur. Sot është mbajtur ky takim në objekt të Qeverisë së Kosovës, dhe më vjen mirë që këta familjarë e kanë mirëprit emërimin tim në të dyja pozitat dhe e kanë ofruar bashkëpunimin e tyre të plotë me mua në udhëheqje të këtyre pozitave”, i ka thënë Hoti KosovaPress-it.

Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar djalin e profesorit të zhdukur, Ukshin Hoti, kryesues të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur.

Gjithashtu, Kurti e ka emëruar Andin Hotin edhe kryetar të delegacionit të Kosovës për bisedime për çështje e personave të zhdukur në kuadër të grupit punues për persona të zhdukur.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort