Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në Ditën Botërore kundër Kancerit, ka theksuar se kujdesi paliativ duhet të aplikohet që nga momenti i diagnostifikimit dhe të jetë i disponueshëm gjatë gjithë udhëtimit të pacientit.
Sipas IKShPK-së, mungesa e qasjes në Kujdesin Paliativ shkakton vuajtje të panevojshme në shkallë të madhe.
“Kujdesi paliativ përqendrohet te personi, jo te sëmundja. Qëllimi është të sigurohet lehtësim sa më i mirë i simptomave të mundshme: fizike, psiqike dhe esencialisht të përmirësohet cilësia e jetës. Kujdesi paliativ duhet të jetë komponent thelbësore për sistemet shëndetësore për të arritur mbulimin shëndetësor universal”, thuhet në njoftim.





