Sot, me rastin e Ditës së Komunitetit Ashkali dhe Ditës së Flamurit të tyre, kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim deputetin Artan Asllani, të shoqëruar nga përfaqësues të nivelit qendror e lokal dhe aktivistë të komunitetit ashkali.
Duke uruar të gjithë qytetarët e këtij komuniteti për ditën e tyre, kryetarja Haxhiu theksoi kontributin e komunitetit ashkali në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, si dhe angazhimin e përfaqësuesve dhe aktivistëve të tij.
Siç bëhet e ditur në njoftim, bashkëbiseduesit diskutuan për sfidat me të cilat përballet komuniteti dhe mbi mënyrën se si, duke bashkëpunuar, mund të kapërcehen ato së bashku.
“Diversiteti dhe bashkimi nuk janë thjesht forca jonë si shoqëri, por forca e vetë Republikës”, theksoi kryetarja Haxhiu.
Duke falënderuar deputetin dhe përfaqësuesit për angazhimin e tyre, kryetarja e Kuvendit potencoi se krahas përpjekjeve të ekzekutivit për të mbështetur komunitetin, edhe Kuvendi do të vazhdojë të jetë i përkushtuar për barazi dhe mundësi të barabarta për të gjithë, veçanërisht për komunitetet joshumicë.
Dita e Komunitetit Ashkali, kryeparlamentarja Haxhiu takoi deputetin Asllani dhe përfaqësues të tjerë

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

