- Reklama -

Dita Botërore e Ujit

Sot shënohet Dita Botërore e Ujit, e cila është përcaktuar me rezolutën e OKB-së në dhjetor 1992 dhe tema e këtij viti është “Ruajtja e akullnajave”.

Me shënimin e kësaj dite, OKB-ja synon të rrisë rëndësinë e mbrojtjes së ujërave dhe mungesën e ujit të pijshëm.

- Reklama -

Dita e parë Botërore e Ujit është shënuar më 22 mars 1993, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për kujdesin ndaj ujit të pijshëm dhe me qëllim të apelimit te të gjithëve që të ndihmojnë me administrimin dhe menaxhimin e burimeve të ujit të pijshëm.

Për çdo vit në Ditën Botërore të Ujit theksohen aspektet specifike të ujit të pijshëm siç janë: uji për qytete, kualiteti i ujit, ujerat ndërkufitare, uji dhe kultura etj. Sipas vlerësimeve deri në vitin 2025, dy të tretat e popullsisë botërore do të jenë të goditura me kërkesë të madhe për ujë të pijshëm.

Ekspertët vlerësojnë që rreth 1.1 miliard njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, ndërsa 2.5 miliardë të tjerë nuk i kanë të siguruara kushtet elementare higjieno-sanitare.

Parashikimet e Kombeve të Bashkuara janë mjaft të errëta. Në raportin e tyre theksohet se burimet e ujit do të zvogëlohen vazhdimisht për shkak të rritjes së numrit të popullsisë, ndotjes dhe ndryshimeve klimatike. /kp

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort