LAJME

Digjet kombibusi i transportit të parave në autostradën “Ibrahim Rugova” (Video)

Digjet kombibusi i transportit të parave në autostradën “Ibrahim Rugova” (Video)
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Mars 2021, 11:27

Rreth orës 12:00 të ditës së sotme një kombibus i kompanisë “Besa Security” që bënte transportin e parave   është parë duke u djegur  në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Malishevës, raporton TV Prizreni. Arsyet e shkaktimit të zjarrit ende nuk dihen. Në pamjet e dërguara në redaksin e Televizionit të Prizrenit, shihet se si kombibusi  është ndaluar në skajin e autostradës përderisa është përfshirë e gjitha nga flakët.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika