LAJME

Dhunoi ish të dashurën në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Dhunoi ish të dashurën në Malishevë, arrestohet i dyshuari
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Mars 2025, 11:57

Një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një grua me të cilën ka qenë në lidhje.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:30, në Malishevë.

Tutje thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare me të cilën ka qenë në lidhje. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika