- Reklama -

Dhomat e Specializuara dalin me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë dalë me një sqarim lidhur me refuzimin e kërkesës së Hashim Thaçit për ta vizituar babanë e tij, Haxhi Thaçin, i cili për shkak të shëndetit të dobët është duke u trajtuar në një klinikë në kryeqytet.

Sipas Dhomave të Specializuara të Kosovës në momentin kur është bërë kërkesa rrethanat e babait të Thaçit ishin ndryshe nga ato që raportohet tani në media.

- Reklama -

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur të bëjnë kërkesa për vizitë paraburgimi në Kosovë tek Paneli ose Kolegjet kompetente të gjyqtarëve, kur ka arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët përkatës vendosin për çdo kërkesë të tillë, bazuar në informacionin e dhënë në momentin kur bëhet kërkesa. Në kohën kur kërkesat e zotit Thaçi janë bërë më 28 janar, gati dy javë më parë, siç pasqyrohet në kërkesat, rrethanat e babait të z. Thaçi ishin ndryshe nga ato që raportohet sot në media”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për RTK-në.

Hashim Thaçi për më shumë se katër vjet po qëndron në paraburgim në Hagë, duke u përballë me proces gjyqësor. Refuzimin e kërkesës së tij e ka bërë të ditur avokati i tij mbrojtës, Luka Misetiq, sipas të cilit, ndonëse ekipi mbrojtës kishte bërë kërkesë për një lirim të shkurtër dhe me mbikëqyrje, Zyra e Prokurorit të Posaçëm e ka kundërshtuar këtë kërkesë.

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se deri më sot, kanë lehtësuar 12 vizita të paraburgimit në Kosovë për të paraburgosurit për arsye detyruese humanitare, duke përfshirë dy vizita nga Hashim Thaçi./RTK/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort