Vazhdimi i seancës së sotme plenare ka dështuar për shkak të mungesës së deputetëve.
Dështon vazhdimi i seancës në Kuvend, mungojnë deputetët

Vazhdimi i seancës ishte paraparë të nis në orën 14:30, por nisi në orën 15:00. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nisi seancën duke i rekomanduar deputetëve që mos t’i ndërrojnë vendet për shkak të instalimit të pajisjeve të reja. Ai tentoi të votohet njëri nga projektligjet por nuk kishte kuorum.
Konjufca shtoi se ka menduar që deputetët mezi e kanë pritur sesionin vjeshtor i cili nisi sot, por siç duket jashtë ka gjëra më interesante. Në fund mbylli seancën për të vazhduar ditëve në vijim për shkak se në sallë ishin vetëm 57 deputetë./KP
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Fusha: Edhe sa aksidente duhet të ndodhin në rrugën “Adem Jashari” që të merren masa konkrete?

Kurti: Mamografia falas gjatë gjithë vitit, rëndësi zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit

Ndryshime në strukturën drejtuese të Policisë së Kosovës, këto janë lëvizjet

