Një tjetër përpjekje, e 26’ta me radhë, për konstituimin e Kuvendit ka dështuar sërish. As sot, Lëvizja Vetëvendosje nuk i kishte numrat. Seanca e ardhshme do të mbahet nesër, meqë të premten është festa e Kurban Bajramit.
VV ka vazhduar me përpjekjen për ta ndryshuar formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë, por që nuk ka marrë mbështetje.
Partitë tjera, si PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe s’kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë. Kur është hedhur në votim përbërja e komisionit, ata s’kanë marrë pjesë fare në proces.





