LAJME

Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova në Merdar

Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova në Merdar
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Janar 2024, 10:11

Deri në 90 minuta janë duke pritur qytetarët për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar.

Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, të përditësuar mëngjesin e sotëm, kolona e veturave që janë duke pritur të dalin nga Kosova në Merdar është 700-800 metra.

Deri në 30 minuta janë duke pritur qytetarët që po dalin nga Kosova nëpërmes pikëkalimit kufitar të Dehu i Bardhë, ndërkohë që deri në 20 minuta në pikëkalimin në Jarinjë.

Në pikat e tjera nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje.

Image

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika