LAJME

Deputeti ukrainas i reagon Zelenskyt pas deklaratave për Kosovën: Gabim diplomatik

Deputeti ukrainas i reagon Zelenskyt pas deklaratave për Kosovën: Gabim diplomatik
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Gusht 2026, 20:14

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko i ka reaguar deklaratave që i dha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Beograd të shtunën ku tha se Ukraina s’xdo ta ndryshojë qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Goncharenko në rrjetin social “X” ka publikuar deklaratën e Zelenskyt e po ashtu fotografinë ku slogani “Free Ukraine” u largua nga Hoteli Grand në Prishtinë.

“Ky është një gabim diplomatik. Ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe ne besojmë se Ukraina duhet  ta njohë shtetin. Unë do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe përfundimisht Ukraina do ta njohë atë”, shkroi Goncharenko.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika