LAJME

Deputeti Mefail Baqinovci flet pas djegies së veturës së tij

Deputeti Mefail Baqinovci flet pas djegies së veturës së tij
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Shkurt 2021, 18:34

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci e ka konfirmuar për Gazeta Blic djegien e veturës.

”Po, vetura ime është djegur. Janë ato pamje që i keni”, tha ai për Blic, pa dhënë shumë detaje.

Policia ka konfirmuar rastin, derisa nuk janë dhënë më shumë detaje.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një veturë me targë Kosove të përfshirë nga zjarri në lagjen Arbëria në Prishtinë. Nga zjarri është prekur edhe një veturë afër veturës që kishte marrë flakë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika