Deputeti i Parlamentit Evropian: Njohja e Kosovës nga Izraelit sinjal për shtetet e BE-sëDeputeti i Parlamentit Evropian, austriaku Lukas Mandl ka komentuar njohjen e Kosovës nga Izraeli. Mandl thotë se njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Izraelit ka domethënie të madhe.Mandl thekson se kjo njohje nga Izraeli është edhe një sinjal i qartë për shtetet e Bashkimit Evropian të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.
“Shteti i Izraelit do ta pranoi Republikën e Kosovës, e cila është shteti më i ri i Evropës. Meqenëse ndjej miqësi ndërmjet Austrisë, Izraelit dhe Kosovës, ky hap do të thotë shumë për mua. Gjithashtu ky është një sinjal i qartë për ato Shtete Anëtare të BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën”, ka shkuar Mandl në Twitter.





