LAJME

Deputeti i LDK-së cak i sulmeve kibernetike, paralajmëron nisjen e procedurave policore

Deputeti i LDK-së cak i sulmeve kibernetike, paralajmëron nisjen e procedurave policore
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Mars 2022, 11:02

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka njoftuar se tash e disa ditë adresa e tij zyrtare në Facebook është cak i sulmeve kibernetike.

“Si rezultat i kësaj nga e hëna e kaluar mua më është pamundësuar qasja në adresën time zyrtare, dhe me shumë gjasë kontrollin e kësaj faqe tashmë e ka dikush tjetër. Përkundër përpjekjeve të mia ende nuk kam arrit ta rikthej nën kontrollin tim. Sot do i nisi procedurat policore”, ka shkruar Selmanaj.

Postimi i plotë:

Miq të dashur,

Ju njoftoj që ka disa ditë që adresa ime zyrtare në facebook është cak i sulmeve kibernetike nga persona të papërgjegjshëm. Si rezultat i kësaj nga e hëna e kaluar mua më është pamundësuar qasja në adresën time zyrtare, dhe me shumë gjasë kontrollin e kësaj faqe tashmë e ka dikush tjetër. Përkundër përpjekjeve të mia ende nuk kam arrit ta rikthej nën kontrollin tim. Sot do i nisi procedurat policore.

Prandaj të dashur miq dhe ndjekës në facebook, që nga e hëna e kaluar gjithçka që është postuar në faqen time nuk është e postuar nga unë. Ju kërkoj ndjesë nëse ju kanë shqetësuar.

Shpresoj ta rikthej së shpejti. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika