LAJME

Deputetët e VV’së nisen me autobus drejt Shqipërisë për mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve

Deputetët e VV’së nisen me autobus drejt Shqipërisë për mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Nëntor 2022, 14:09

Deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, janë nisur drejt Shqipërisë, atje ku do të marrin pjesë në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve, për shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

T7 ka siguruar një fotografi, ku shihen deputetët e kësaj partie në autobus.

E diela e 27 nëntorit, do t’i bëjë bashkë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë.

Siç ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, nesër në Tiranë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Fjalë rasti aty do të kenë edhe dy shefat qeveritar nga Kosova e Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama.

Fjalime do të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dyja Kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas kësaj, parashihen edhe aktivitetet të tjera Kulturore, është bërë e ditur nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika