Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Prizren, ku djali 26-vjeçar, ka tentuar t’i jap fund jetës së tij, raporton Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur i riu tentoi t’i prej venat me një mjet të mprehtë, si pasojë e gjendjes së rëndë emocionale. Burimet brenda Emergjencës në Prizren bënë të ditur për Sinjalin se viktima u dërgua në këtë qendër nga familjarët e tij dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.





