Gjatë ditës së djeshme ,Departamenti i Gruas së Këshillit të Bashkëisë Islame të Prizrenit me rastin e festës së Kurban Bajramit në ambientin e hapur n’Kej të shadërvanit, ka organizuar një program festiv membi 500 talebe nga disa mektebe të xhamive të Prizrenit duke manifestuar recitale, skeçe, ilahi, lojëra sportive, poezi, etj., veprime këto që motivojnë për besim në Zot , qytetari, mirësjellje, edukatë, punë, arsimim, dashuri për atdheun, etj.
Njoftimi i plotë:
Program Festiv për Kurban Bajram 2022!
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Departamenti i Gruas i KBI-Prizren, organizoi program festiv me mbi 500 talebe nga disa mektebe të xhamive.
Aktiviteti u mbajt në ambient të hapur, n’Kej në shadërvan të Prizrenit, ku mori pjesë kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj, znj. Rita Drini – asistente e kryetarit të komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, znj. Mergime Kalenderi – koordinatore e DG-së, etj.
Në emër të KBI-Prizren, kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj mbajti një fjalë rasti para fëmijëve e prindërve, ku ua uroi festën e kurban Bajramit, si dhe i përgëzoi fëmijët për vullnetin e tyre të madh në ndjekjen e mësimeve të mektebit.
Talebet e mektebit, grupe-grupe manifestuan recitale, skeç, ilahi, lojëra sportive, poezi, etj., që motivojnë për besim në Zotin, qytetari, mirësjellje, edukatë, punë, arsimim, dashuri për atdheun, etj.
Me zërin e tyre brilant, programin e zbukuruan edhe veteranët e mektebit, vëllezërit Deniz e Menduh Allajbegu nga Prizreni.
Në fund, u shpërndanë dhuratat e Bajramit për talebet.
Një falënderim meritor u takon mualimeve, që kanë punuar me telebet bashkë me koordinatoren znj. Kalenderi.