Ferizaj – Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 180 ditë burgim të akuzuarin për veprën penale të lëndimit të lehtë trupor, Q.I.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se aktgjykimi është shpallur pasi i akuzuari e ka pranuar fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Q.I. thuhet se u dënua për akuzën se më 31 mars 2021, me dashje ka përdorur forcë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit, i njëjti e kishte përcjellë të dëmtuarën derisa ajo ishte në lëvizje, pastaj kishte kërkuar që e njëjta të ndalte veturën dhe pas një mosmarrëveshje verbale ndërmjet tyre, ai e kishte kapur për fyti si dhe e kishte goditur me dorë në fytyrë.





