VENDI

Dënimi me 8 muaj burg për dhunimin e 15-vjeçares, Kryeprokurori Lumezi kërkon të rishqyrtohet lënda

Dënimi me 8 muaj burg për dhunimin e 15-vjeçares, Kryeprokurori Lumezi kërkon të rishqyrtohet lënda
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Tetor 2021, 14:24

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, e cila e ka dënuar me vetëm tetë muaj burgim të akuzuarin P.K për dhunimin e një vajze 15-vjeçare në vitin 2012, ka reaguar kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Ai ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, si autoritet kompetent, që të rishqyrtojë lëndën penale të prokurores Lirije Morina dhe nga të gjeturat të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ndërkaq, për vendimin gjykatës të hënën kishte reaguar edhe rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK).

Vendimi për dhunimin e 15-vjeçares, reagon RrGK: Insitucionet e drejtësisë vazhdojnë të inkurajojnë dhunuesit e vajzave
RrGK, konsideron se në këtë rast gjykata në Pejë ka dështuar të shqiptojë dënimin e merituar për dhunën ndaj vajzave.

Sipas tyre në këtë vendim, gjykata ka përdorur arsyetime të papranueshme e skandaloze, siç janë arsyetimet se “viktima nuk kishte pësuar lëndime”, dhe se “i akuzuari kishte sjellje korrekte”.

Rrjeti i Grave konsideron se arsyetime të tilla veçse vërtetojnë se viktima nuk ka qenë prioritet për Gjykatën Themelore në Pejë.

Ndryshe, edhe pse Kodi Penal i Kosovës parasheh dënimi për dhunim në rastin kur viktima është e mitur të jetë nga 5 deri në 20 vite burgim, gjyqtarja Florije Zatriqi, ka gjetur rrethana lehtësuese për të dyshuarin./Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika